Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në faceook, një video ku shihet të hapet kantieri i Spitalit Rajonal të Fierit, në të cilin po punohet me tre turne, pasi pritet që projekti të përfundojë brenda 3 muajsve.
Ndërkohë ka pasur shumë komente nga qytetarët në këtë video, shumë prej të cilëve janë të pakënaqur me qeverisjen dhe shumë skeptik lidhur me spitalin e ri që po ndërtohet.
Dikush i ka vënë në dukje Ramës që në vitet e kaluara gjatë qeverisjes së tij nuk është punuar me këtë ritëm ndërsa Rama nuk ka nguruar t’i kthejë përgjigje.
Një qytetar tjetër i ka thënë Ramës se pronarët e tokës nuk janë dëmshpërblyer, kurse Rama i ka kërkuar që të mos merret me fjalë kafeneje.