Përgjigjen për newsbomb.al: Ja kë do votojnë këta personazhe të njohur shqiptarë në 25 qershor

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:56 08-06-2017 Përgjigjen për newsbomb.al: Ja kë do votojnë këta personazhe të njohur shqiptarë në 25 qershor

Kanë mbetur edhe 17 ditë nga data e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme, ndërkohë që tensioni mes palëve sa vjen e rritet. Pyetja që i mundon të gjithë është: Kush do të marrë drejtimin e vendit për katër vitet e ardhshme?

Sondazhe të ndryshme po pasqyrohen dita-ditës në medie por në fund është vetëm vota e sovranit hedhur në kutitë e votimit që do të vendosë.

Newsbomb.al, ndërkohë ka pyetur “troç” personazhe të ndryshëm; përfaqësues të shoqërisë civile, njerëz të medias, artit e kulturës në vend se për kë do të votojnë në 25 qershor?

Disa janë përgjigjur po aq “troç”, të tjerë kanë vendosur ta ruajnë fshehtësinë e votës deri në fund e ndërsa disa prej tyre kanë dhënë përgjigje vërtet pikante.

Mos i humbisni!

Edi Oga- moderator:

"Për atë që do të më japë një thes me miell integral!"

edi-oga-1-e1416248632491.jpg

Neritan Liçaj- aktor:

"Do matem shumë. Do mundohem të zgjedh më të mirin dhe do ia jap asaj force politike që mendoj se mund të na shërbejë më shumë të gjithëve ne, por jam ende i pavendosur!"

neri.jpg

Olti Curri- opinionist, bloger:

"Përsa kohë të jetë Monika Kryemadhi , unë do votoj gjithmonë LSI."

ol.jpg

Edmond Arizaj- gazetar:

"Vota është e fshehtë. Më pëlqen të votoj me tru jo me stomak".

edmond-harizaj.jpg

Bledian Koka- spiker lajmesh:

"Kundër Rilindjes, jo për Republikën e Re, aspak për një Shans të Ri, jo e jo një libër, kurresesi një sfidë qe nuk është e imja dhe pro Shqipërisë".

bled-koka-1.jpg

Arbër Çepani- aktivist:

"Tashmë partitë politike duket sikur nuk kanë më asnjë ndryshim strukturor dhe ideologjik midis njëra tjetrës qofshin të majta apo të djathta. Për aq kohë sa më duhet të votoj për të keqen më të vogël, që pas 4 vitesh bëhet e keqja më e madhe, atëherë këtë vit do zgjedh me shumë gjasa të bojkotoj....Por që të mos i dhuroj askujt kënaqësinë e tjetërsimit të vullnetit tim duke mos u paraqitur në votime, do e konsumoj letrën time të votimit me një mesazh të shkruar mbi listat e partive, kushtuar atyre që na drejtojnë, që ta lexojnë live komisionerët partiak të numërimit të votave: "Keni akoma fytyrë që na kërkoni votat"?!

arb.jpg

Ema Andrea- aktore:

"Unë do votoj atë që do ketë një platformë për artin dhe artistët. Deri tani s’kam dëgjuar asnjë fjalë!"

ema.jpg

Irma Libohova- këngëtare:

"Do votoj për atë që do më heqë shtyllën elektrike 60 vjeçare te rrugica, për të cilën kam 15 vjet që lutem te shteti im. Kjo vlen para 25 qershorit."

irmaaaa.jpg

Erion Kristo- pedagog, gazetar, aktivist:

"Unë nuk jam i frymëzuar nga kandidatët, prandaj do votoj një X të madh dhe ndonjë pikturë të vogël."

er.jpg

Rozana Radi- këngëtare:

"Vota është e fshehtë..."

rozana-radi.jpg

Julian Deda- aktor:

"Jam anëtar i PD-së. Pavarësisht kritikave, votoj PD."

jul.jpg

Flutura Açka- shkrimtare:

"Mua nuk më bie të votoj këtë radhë, pasi jam në një festival poezie pikërisht në ato ditë. Zgjodha të votoj për poezinë. Kam votuar 25 vite ëngjëj, dhe pushteti i trasformoi në djaj".

Flutura-Acka.jpg

Bes Kallaku- aktor:

"Për legjendën Nard Ndoka..."/ newsbomb.al

bes-kallaku.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020072937011719
array(1) { ["section"]=> string(99) "pergjigjen-per-newsbomb-al-ja-ke-do-votojne-keta-personazhe-te-njohur-shqiptare-ne-25-qershor-81746" }