PËRGJIME NGA BISEDA NË BERLIN

Publikuar tek: pa-stres, më 08:32 14-09-2019 PËRGJIME NGA BISEDA NË BERLIN Edi Oga

Nga Edi OGA ekskluzivisht për newsbomb.al *Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i këtij materiali

Pak e dinë, por gjatë takimeve të kancelares me kryepiktorin ka edhe një pjesë informale ku ajo interesohet personalisht për këdo njeh në Shqipëri.

- Si e kam Bes Kallakun?

- Shumë mirë. Po bën një film. Tani që po flasim është duke kapur peshk me Ilir Metën.

- Kush është ky?

- Një gabim i detyruar që kam bërë përpara nja dy vitesh, por po e riparoj.

- Ermal Mamaqin si e kam?

- Shkëlqyeshëm! Te filmi i dytë që po bën, luaj edhe unë. Interpretoj një psikopat fanatik që nuk lejon që nipin t’ia martojnë kundër dëshirës së tij!

- Duhet të ketë qenë i mundimshëm si rol? Si arrite ta bësh?

- Punuan me mua. Më vunë një paruke. Ermali më tha se nëse ky film i shkon si i pari, ka një rol edhe për ty në filmin e rradhës! Besoj të pëlqen ideja!

- Jo, është një gomarllëk. Adi Krasta?

- Adi Krasta nuk na do, shefe. Flet kundër nesh.

- Po pastaj? Në demokraci lejohet mendimi ndryshe.

- Nuk e di. Emisionin ia mbylli pronari që i jep rrogën.

- Mos i ke bërë ti ndonjë presion?

- Jo, thjesht hëngrëm drekë dhe folëm për tendera dhe PPP.

- Po Ylli Rakipi?

- Si rasti i Krastës.

- E paska shkretuar atë televizion. Pse nuk e mbyll fare?

- Jo jo se na duhet. I dërguam Sokol Ballën.

- E paskeni shajzur! Ore kjo Nora pse u nda me atë Robertin?

- Më fal, e di ti si e ka mbiemrin ai?

- E paskam harruar.

- Berisha. Robert Berisha. Si mund të bësh hajër me një njeri që e ka mbiemrin Berisha?!

- Saimir Pirgun si e kam?

- Saimiri po lodhet shumë këto kohë! Ai këndon vetëm për të pastruar imazhin e Shqipërsë në Botë. Këto ditë po këndon në Tokio për çdekretimin!

- Për çfarë?

- Për gafën e atij pra, shokut të Bes Kallakut. Atij që në fund të Tetorit, është kaput!

- Aha. Ore ai Flor Binaj, ai humoristi që të imiton ty, vazhdon akoma?

- Po po. Do ta lë të tallet edhe këtë vit, por vitin tjetër jo, se kam zgjedhjet!

- Po Delinda Disha? Dëgjova se ka ikur nga Portokallia?

- E vërtetë është. Ka shkuar tek Klani. Po bëjnë një superprogram ata, Klanifornia.

- Edhe për njërin do të pyes. Për Robert Aliajn. A do të jetë në DWM këtë sezon?

- Jo. Ka ikur. Ia kanë sjellë shqiptarët në majë të hundës dhe nuk ia pranojnë ekstravagancën në veshje dhe në sjellje.

- Qenka fiks për ty! Pse nuk e bën ti rolin e tij?

- Po nuk na hapët negociatat në Tetor, atje do përfundoj. Të lutem zonja Merken, na i hapni...!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « TIRANË TË BËFSHA GROPËN!
»
Article Logic
Execution time: 0.0074648857116699
array(1) { ["section"]=> string(36) "pergjime-nga-biseda-ne-berlin-178389" }