Përgjimet Bild, Balla: Jam dhe unë! Më mori në telefon në 2 të natës një person...

Publikuar tek: politike, më 22:31 16-07-2019 Përgjimet Bild, Balla: Jam dhe unë! Më mori në telefon në 2 të natës një person... Foto ilustruese: Taulant Balla

Sekretari i përgjithshëm i PS Taulant Balla thotë se dhe ai përmendet në përgjimet e gazetës gjermane Bild, ku janë implikuar disa zyrtarë socialistë për shit-blerjen e votave në Dibër.

Balla tha në emisionin 'Përballë' të gazetarit Lutfi Dervishi se një nga personat e përgjuar e kishte marrë në telefon në orën 02:00 të natës dhe i kishte thënë se e kishte rrahur Falmur Noka me disa persona të tjerë.

'Në ato përgjime jam dhe unë. Jam dhe unë sepse një nga personat në përgjim në 2 të natës më merr në telefon dhe më thotë se e ka rrahur Flamur Noka me disa persona te tjerë dhe që më pas i kanë ikur policisë', tha Balla.

Kujtojmë se gazeta gjermane Bild ka publikuar një seri përgjimesh për shit-blerjen e votave në Dibër ku zyrtarë të lartë socialistë, ministra e deputetë, falsin me zyrtarë lokal që të sigurojnë vota për PS.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007155179977417
array(1) { ["section"]=> string(83) "pergjimet-bild-balla-jam-dhe-une-me-mori-ne-telefon-ne-2-te-nates-nje-person-172431" }