Përgjimet e antimafies italiane, Balla: Eurodeputeti është mik i Lulzim Bashës, ka emra edhe në Presidencë

Publikuar tek: politike, më 10:27 25-01-2021 Përgjimet e antimafies italiane, Balla: Eurodeputeti është mik i Lulzim Bashës, ka emra edhe në Presidencë

Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla, pas mbledhjes së PS ka folur për median.

Balla u ndal dhe tek përgjimet e antimafias italiane. Ai tha se eurodeputeti që del në përgjime është mik i kreu të PD së Lulzim Basha.

Ai tha se Prokuroria do të bëjë hetime dhe verifikime përkatëse dhe do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje.

“Mund tju them me bindje të plotë, se eurodeputeti që përmendet, është mik i Lulzim Bashës. E ka pasur në zyrë, e ka takuar. Pyesni Lulzim Bashën. Është një gjë shumë e mirë që SPAK do nsië hetimet. Meqë bëhet fjalë për një eurodeputet me emër, pyeteni se e ka pasur dhe në zyrë. (i referohet Lulzim Bashës).

Ata që janë përmendur realisht me emër, i keni në Presidencë, i keni dhe miq të kryetarit të Opozitës. Për të tjera duroni. Prokuroria do bëjë verifikimet përkatëse dhe duhet t’i shkojë padyshim në fund kësaj çështje.” tha Balla.

Kujtojmë që në përgjimet e antimafias përmendet emri i europarlamentari, Lorenzo Cesa, njëherësh sekretar i Partisë së Bashkimit të Demokristianëve italianë UDC i akuzuar për bashkëpunim kriminal e favorizim të klaneve mafioze të Ndranghetas shfaqet në hetimet e Antimafias italiane si njeriu kyç që do të krijonte lidhjet me qeverinë shqiptare për të favorizuar investimet e sipërmarrësve mafiozë në Shqipëri.

Në aferë me sipërmarrësit e Ndranghetas, siç pretendohet në përgjime, ai do të merrte 5% të fitimeve për çdo kompani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çfarë diskutuan drejtuesit e PS në qarqe me Ramën? Taulant Balla: Kemi gati listën e kandidatëve për deputetë, do fitojmë në 25 prill
Balla tha se ishte mik me eurodeputetin që doli në përgjimet e mafias italiane, reagon Basha: Kur çirakut të Kryeministrit i del emri...(E PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.013041973114014
array(1) { ["section"]=> string(110) "pergjimet-e-antimafies-italiane-balla-eurodeputeti-eshte-mik-i-lulzim-bashes-ka-emra-edhe-ne-presidence-236285" }