'Përgjimet e Bild faktuan skemën e Ramës', Bardhi në konferencë: Të çohen para drejtësisë politikanët e përfshirë

Publikuar tek: politike, më 14:47 23-06-2019 'Përgjimet e Bild faktuan skemën e Ramës', Bardhi në konferencë: Të çohen para drejtësisë politikanët e përfshirë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një konferencë për shtyp ka folur edhe njëherë për përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane Bild për vjedhjen e votave.

Bardhi pretendon se 'përgjimet faktojnë skemën e një krimineli gjakftohtë' si kryeministri Edi Rama, që sipas tij 'për hir të pushtetit përdor çdo makinacion për të blerë vota me para në dorë, për të kërcënuar qytetarë që të votojnë për PS-në, për të penguar dhunshëm votimin e kundërshtarëve politikë, për të ndëshkuar çdokënd që nuk u bindet urdhrave të paligjshëm për të nxjerrë Edi Ramën fitues në të gjithë Shqipërinë'.

Për këtë arsye sekretari i PD kërkon të viihen në prna të gjithë politikanët e përfshirë.

Fjala e plotë:

Përgjimet e BILD faktuan se Edi Rama nuk di të fitojë zgjedhje, por vetëm t’i manipulojë ato, duke përdorur krimin dhe cdo mjet tjetër të paligjshëm për pushtetin e tij.

Përgjimet e reja, të publikuara nga gazeta gjermane Bild, që plotësuan skemën e vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, zbuluan para opinionit publik se manipulimi i rezultatit të zgjedhjeve në të gjithë Shqipërinë, është mënyra e vetme që Edi Rama të mbajë pushtetin.

Përgjimet faktojnë se përmasat dhe mënyrat e vjedhjes së zgjedhjeve janë masive dhe të shtrira gjatë gjithë kohës që Edi Rama ka organizuar zgjedhje. Dosja 184 e Dibrës e vitit 2016 dhe dosja 339 e Durrësit e vitit 2017-të e provojnë këtë përtej çdo dyshimi.

Përgjimet tregojnë se për vjedhjen e zgjedhjeve dhe mbajtjen e pushtetit me çdo kusht, në skemën kriminale të Edi Ramës janë përfshirë nga ai vetë tek qeveria, Partia Socialiste, institucionet shtetërore, pushteti lokal, policia dhe kriminelët.

Bild shpalosi para shqiptarëve radiografinë e një pushteti të shkrirë me krimin për të vjedhur zgjedhjet.

Çdo dëshmi e publikuar nga BILD-i për masakrat elektorale të organizuara nga Edi Ramës, shfaq bashkëpunimin e qeverisë me vrasës, me trafikantë droge, me grabitës.

Aty faktohet skema e një krimineli gjakftohtë si Edi Rama, që, për hir të pushtetit të tij, përdor çdo makinacion për të blerë vota me para në dorë, për të kërcënuar qytetarë që të votojnë për PS-në, për të penguar dhunshëm votimin e kundërshtarëve politikë, për të ndëshkuar çdokënd që nuk u bindet urdhrave të paligjshëm për të nxjerrë Edi Ramën fitues në të gjithë Shqipërinë.

Shqiptarët kanë dëgjuar me veshët e tyre atë që përflitej në çdo zgjedhje të organizuar prej Edi Ramës, se e gjithë administrata përdoret si ushtri elektorale, në funksion të mbajtjes së pushtetit me çdo mjet të paligjshëm. Edi Rama ka urdhëruar përdorimin e nëpunësve civilë në çdo nivel, të punonjësve të ndërmarrjeve shtetërore, të mësuesve, të policëve dhe të çdokujt që i shërbente realizimit të objektivit të vet kriminal.

Krimet zgjedhore të Edi Ramës nuk mund dhe nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar. Dhënia fund e pandëshkueshmërisë së politikanëve dhe kriminelëve që kanë vjedhur zgjedhjet, është rruga e vetme për të garantuar se në Shqipëri nuk do të ketë më masakra elektorale me bashkëpunimin e qeverisë me krimin.

Vetëm duke çuar para drejtësisë dhe prapa hekurave të burgut secilin prej politikanëve të përfshirë në vjedhjen e zgjedhjeve me krimin, në blerjen e votave me paratë e pista të drogës dhe korrupsionit, shqiptarët nuk do të drejtohen më nga qeveri dhe Kryeministër që i vjedh e i varfëron.

Zgjedhjet e lira e të ndershme, nuk janë vetëm themeli i bashkëjetesës demokratike. Ato janë kushti numër një që një qeveri dhe një kryeministër të mos punojë për pasurimin e vet dhe të një grushti kriminelësh e oligarkësh, por të punojë për zhvillimin e vendit, për interesin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025905132293701
array(1) { ["section"]=> string(116) "pergjimet-e-bild-faktuan-skemen-e-rames-bardhi-ne-konference-te-cohen-para-drejtesise-politikanet-e-perfshire-169409" }