‘Përgjimet e ‘Bild’ janë montuar te kunati i ‘Bashës’, Balla nga foltorja: Perëndia më kishte marrë mendtë, në 10 të natës kisha vajtur në Fushë-Krujë

Publikuar tek: politike, më 15:09 20-06-2019 ‘Përgjimet e ‘Bild’ janë montuar te kunati i ‘Bashës’, Balla nga foltorja: Perëndia më kishte marrë mendtë, në 10 të natës kisha vajtur në Fushë-Krujë

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla foli nga foltorja e Kuvendit për përgjimet e publikuara nga media gjermane ‘Bild’, për të cilat pretendon se janë montuar te kompania e kunatit të kreut të demokratëve Lulzim Bashës.

‘Publikimi i tyre është pjesë e një plani, montimi i tyre është i njëjtë. Shikoni me vëmendje se është e njëjta skemë si në përgjimet e publikuara nga Bild dhe te ‘Babalja’ sepse janë montuar në të njëjtën zyrë. Në kompaninë e kunatit të Lulzim Bashës’, tha Balla.

‘U vura në një akuzë të rëndë, sipas Lulzim Bashës dhe personave të paguar prej tij, në korrik të 2018, më kishte marrë perëndia mend e bashkë me një koleg teksa kishim rrjedhur kishim shkuar ne 10 të natës në komunën Fushë-Krujë e aty në praninë time një idiot i kishte vënë armën në kokë. Në përfundim lexoj se prokuroria pas 8-9 muajsh kur s’ka më interes, prokuroria vendos që punonjësi i policisë Emiljano Nuhu ka fituar azil, por prokuroria e ka marrë të pandehur për kallëzim të rremë.

Lul Basha e gazetari i tij Çollaku mund t’ja hedhim me gjobë atë do e paguajnë se nuk ia lë për kopshtet e Librazhdit. Pare ke bërë boll, do e paguash gjobën. Kjo është historia, edhe te përgjimet, kush mendon se ka të re e ka gabim, hapni procesverbalet e kuvendit. Nuk ka ndodhur një herë të vetme. E provoi me Babalen nuk i eci, të gjithë e dimë që ishte inskenim i turpshëm. Tani i eksportoi përgjimet, që padyshim që autenticiteti nuk ka dyshim po prerja në copë është pjesë e një plani, nuk hezitoj ta them e marr përgjegjësitë.

Basha e ka mbyllur karrierën e vet politike. Në 28 vite në këtë vend akush s do kishte patur parashikimin më ogurzi. Teksa kemi qenë në fushatë Basha ka marrë 1 mln $ nga burime oligarkësh rus. Ky është halli i Bashës, s’ka tjetër. E ka zhytur PD në moçale ruse, duhej përdorur edhe arma 184 që e ka patur aty që në nisje të fushatës. Pse su hap, të shërbente si provë për ankimimin e Dibrës.

Duhet të jetë e qartë për këdo që më 30 qershor zgjedhjet do të zhvillohen dhe kush guxon, si ata vandalë, terroristë, që sulmojnë shkollat, do marrin dënimin që meritojnë. Ne nuk tërhiqemi nga ky propozim, por jemi të gatshëm ta diskutojmë bashkë me ju për ta votuar bashkë me ju’, deklaroi kreu i grupit të PS.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.082134962081909
array(1) { ["section"]=> string(149) "pergjimet-e-bild-jane-montuar-te-kunati-i-bashes-balla-nga-foltorja-perendia-me-kishte-marre-mendte-ne-10-te-nates-kisha-vajtur-ne-fushe-kruje-169017" }