Përgjimet e Bild, Kryemadhi mbledh me urgjencë Kryesinë e LSI: Rama në krye të masakrës zgjedhore. Qëndresa e opozitës i vetmi shpëtim

Publikuar tek: politike, më 20:18 17-06-2019 Përgjimet e Bild, Kryemadhi mbledh me urgjencë Kryesinë e LSI: Rama në krye të masakrës zgjedhore. Qëndresa e opozitës i vetmi shpëtim

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka mbledhur me urgjencë Kryesinë e kësaj partie, pas publikimit të 16 përgjimeve të reja nga gazeta gjermane Bild.

Kryemadhi shprehet se nga këto përgjime është vërtetuar 100% blerja e votave dhe se vet Rama qëndron sipas saj në krye të masakrës zgjedhore. Ajo thekson se në këtë moment, shpëtimi i vetëm për vendin është qëndresa e opozitës.

‘Situata politike është tepër e rende. Shkaku i vetem i nje krize te tille te shumeanshme eshte Edi Rama dhe rilindja. U provua hapur se Rama eshte kryeminister ilegjitim. U provua totalisht se zgjedhjet jane ilegjitime. U provua 100% vjedhja dhe manipulimi i zgjedhjeve.

Edi Rama personalisht ne krye te masakres zgjedhore. Doreheqja e menjehershme e Rames e pashmangshme. Perfshirja e krimineleve u faktua katerciperisht.

Blerja e votave damka e pashlyeshme e rilindjes. Kercenimet me vendin e punes per votat praktike e piset e rilindjes. Edi Rama kurre më nuk mund te administroje zgjedhje. Rama eshte shkaku sepse deshtoi hapja e negociatave per anetaresim ne BE.

Kriminalizimi zgjedhjeve,i qeverisjes dhe korrupsioni i cfrenuar bllokuan integrimin. Largimi i Rames detyrim per te shpetuar Shqiperine nga kaosi. Percarja dhe konflikti i eger eshte synimi i vetem i Edi Rames.

Opozita eshte me e vendosur se kurre qe te mos beje asnje hap pas ne luften e saj per rikthimin  e votes se lire dhe per te pastruar rrenjesisht vendin nga krimi i organizuar,trafikantet dhe korrupsioni pa fre.

Qendresa e opozites eshte shpetimi i vetem perball qeverise dhe parlamentit te kriminalizuar’, është shprehur kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030627965927124
array(1) { ["section"]=> string(138) "pergjimet-e-bild-kryemadhi-mbledh-me-urgjence-kryesine-e-lsi-rama-ne-krye-te-masakres-zgjedhore-qendresa-e-opozites-i-vetmi-shpetim-168612" }