Përgjimet e BILD/ Rama: Kam bërë me mijëra biseda, do i përsërisja prap! I kërkoj gjykatave gjermane...

Publikuar tek: aktualitet, më 12:57 20-06-2019 Përgjimet e BILD/ Rama: Kam bërë me mijëra biseda, do i përsërisja prap! I kërkoj gjykatave gjermane...

Kryeministri Edi Rama ka folur nga foltorja e Kuvendit lidhur me përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane Bild.

Rama pranoi se e ka bërë atë bisedë dhe u shpreh se do e bëntë sërish.

'Pëgjimet dalin për koka me një zbarzti të konsiderueshme si dhe koka në fjalë që po me drejtohet mua (i referohet Kujtim Gjuzit).

Un i them shqiptarëve bëni një film me mendjen tuaj sikur gjithçka flisni në telefon ta shikoni në tv, çdo bisedë e ajo më e zakonshmja tingëllon ndryshe kur del nga konteksti dhe supozohet. Unë di vetëm kaq, ato përgjime po e kryejnë funksionin e  tyre për objektivin që janë bërë.

Pse nuk u hetua, pse nuk u veprua, pse nuk doli urdhër për të realizura një kapje në flagrancë.

Çdo shqiptar e shikon që është një sallatë e madhe aspak e këndshme fjalësh.

Jam në proces, 4 javë është afati për të ngritur padi në Gjermani, unë do i kërkoj gjykatave gjermane që të zbardhin tërësisht të vërtetën lidhur me gjithçka është thënë.

Ndërkohë që n atë bisedë që u dëgjua e kam bërë dhe do e përsërisja prap, kam bërë me mijëra biseda me të gjithë shtabet me të gjithë kordinatorët', u shpreh Rama.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.30660915374756
array(1) { ["section"]=> string(103) "pergjimet-e-bild-rama-kam-bere-me-mijera-biseda-do-i-perserisja-prap-i-kerkoj-gjykatave-gjermane-168995" }