PERGJIMET E KOKAINES/ Arjan Dalipi, Ermail Hoxhës:Ka ngri uji, s’lajmë dot qentë

Publikuar tek: aktualitet, më 09:11 24-01-2015 PERGJIMET E KOKAINES/ Arjan Dalipi, Ermail Hoxhës:Ka ngri uji, s’lajmë dot qentë Laboratori i kokainës në Xibrakë, Elbasan

Zbardhen përgjimet mes pjestarëve të dyshuar të grupit të Kokainës, Ermal Hoxha, Arjan Dalipit dhe Gentian Gjonajt. Bisedat e zhvilluara këtë muaj, një ditë para operacionit dhe ditën e tij, kryhen nëpërmjet kodeve. “Panorama” ka siguruar transkriptet e tyre, që ndodhen në dosjen e Prokurorisë. Më poshtë bisedat:

Datë 13.1.2015, ora 09:21

Ermali, përmes numrit telefonik 069XXXX949 njofton përdoruesin e nr. 069XXXX975 që dyshohet të jetë në përdorim nga Arjan Dalipi, se ishte duke shkuar tek ai, ndërsa ky I fundit në mënyrë të koduar e njofton se nuk mund të punonte, kokretisht:

Ermali: Keni ftoht, apo nuk keni ftoht?

Arjani: Kan ngri sot. Kanë ngri markuçët, nuk i lajm dot qent sot.

Ermali: Eee, mirë hajde se po vij unë.

 

Datë 13.01.2015, ora 10:54

Përdoruesi I nr.069XXXX888 I kërkoi Ermalit që të shkonte të merrte personin dhe të takoheshin të gjithë së bashku.

069XXXX888: Dësho mua, shko mere ti

Ermali: Po

069XXXX888:Dhe sille të klubi, te shtëpia. Thuj S. të vij aty e të takohemi aty poshtë të gjithë.

 

Datë 14.01.2015, ora 09:05

Përdoruesi I Nr. 069XXXX888 I kërkoi Ermalit, që të njoftonte personin për ta takuar në vendin ku ishin takuar më parë me Klemin dhe Dakun.

069XXXX888:Lidhu pak me Klemin

Ermali: Me vllain

069XXXX888: Lidhu pak me vllain dhe thuj të më dali aty ku kam qenë me Klemin dhe Dakun për herë të fundit.

 

Datë 14.01.2015, ora 09:08

Përdoruesi 069XXXX975, I dyshuar si Arjan Dalipi, I sugjeron Ermalit që personat të cilët nuk kishin mundësi të lëviznin të komunikonin me Klemin:

Arjani: E s’kan me ça vin, po ku di gja un, t’llafosim me Klemin, pyete njëher.

Ermali: Eee, ose thuj Klemit po qe t’shkoj aty tek kafja, ku ishim atë ditë.

Arjani: E di Klemi?

Ermali: Po Klemi ka qenë aty me Dakun dhe me këtë t’shëndoshin.

 

Datë 14.01.2015, ora 09:23

Nga përmbajtja e bisedës mes numrave që dyshoheshin të ishin në përdorim nga Ermali dhe Arjani flitet për fuoristradën me gjyrë gri.

Ermali: Me fuoristradën është, ku di gjë un

Arjani: Me fuoristradën është?

Ermali: Eee me grin

 

Datë 14.01.2015, ora 09:46

Përdoruesi I numrit telefonik 069XXXX189, I dyshuar si Gentian Gjonaj, njofton përdoruesin e nr. Telefonik 069XXXX645, I dyshuar në përdorim nga Kelmend Dalipi.

Gjonaj: Ore. Të priste ai shoku ty aty te macet

Kelmendi: Ku, ça veni?

Gjonaj: Ore te macet, atje ku je takuar ti në fillim një herë  me Dakun

Gjonaj: E, te ‘’F…”

Kelmendi: Ja se po iki unë direct

Datë 14.01.2015

Përdoruesi I nr. Telefonik 069XXXX189, I dyshuar si Gentian Gjonaj, komunikon me nr. 069XXXX575, duke iu drejtuar me emrin Bali (Emri tjetër me të cilin njihej Hysenaj)”

Gjonaj: Hajde vishi, po hiç o ktu në qendër jemi ne, po vijmë andej hajt. Vishu ti e bëhu gati kur të bëj unë zile dil te rruga.

Bali: Atu tek kafja, aty tek ‘’E…” aty.

Datë 14.01.2015, ora 11:03

Gentian Gjonaj I kërkon përdoruesit të nr. Telefonik 069XXXX949, Ermalit, të shkonte dhe t’I merrte:

Gjonaj: Jo te dërrasat, shko atje drejt merri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shoferë në gjëndje të dehur, 6 të ndaluar në Tiranë
Ngjarja në Fier, ministri Tahiri: Nishani dhe KLD mbrojnë gjyqtarët e korruptuar »
Article Logic
Execution time: 0.01485800743103
array(1) { ["section"]=> string(82) "pergjimet-e-kokaines-arjan-dalipi-ermail-hoxhes-ka-ngri-uji-s-lajme-dot-qente-1332" }