Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, regjisori Robert Budina reagon i revoltuar pas disa përgjimeve të bëra në Itali të grupit mafioz Ndragheta.
Budina thotë se me ndërtimin e kullave në Tiranë, njerzit do futen brenda tyre si arkivolet. Ai gjithashtu tha gjatë video-mesazhi të transmetuar në rrjetet sociale se Italia është shembull në luftën kundër mafias, dhe se prokurorët aty japin jetën në luftën kundër mafias.
“Ku do mbiteni yve? Pa mirë neve se ne jemi mbytur ke sheshi Teatrit. Yve do t’ju ndërtojmë ato kullat dhe të futeni brenda si arkivole brenda, dhe ta bëni jetën aty në mes të katër mureve. Ju keni një drejtor policie i cili ka hëngër derrin, dhe djathin. Keni dhe një zv.ministër që ka qenë në atë kohë, që unë mendoj se është ai që del dhe na jep mendje për sondazhet”, tha ndër të tjera Budina.