Përgjimet e Ndranghetas, Balla sulmon Lulzim Bashën: Pse nuk përmendin dhe Metën, se është dhe ai. Apo bëjnë pis vetëm Erionin?!

Publikuar tek: politike, më 14:25 27-01-2021 Përgjimet e Ndranghetas, Balla sulmon Lulzim Bashën: Pse nuk përmendin dhe Metën, se është dhe ai. Apo bëjnë pis vetëm Erionin?! Taulant Balla, Sekretari i Përgjithshëm i PS

Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla, duke komentuar përgjimet e Ndranghetas, sulmoi kryedemokratin Lulzim Basha dhe i kërkoi atij që të përmendë dhe Presidentin Ilir Meta.

Sipas Ballës, në përgjime del dhe presidenti Ilir Meta, por opozita nuk thotë asnjë fjalë për të, por vetëm për kryebashkiakun Erion Veliaj. I ftuar në Neës 24, Balla tha se anëtarët e Ndranghetas pavarësisht përgjimeve, nuk kanë bërë asnjë investim në Tiranë.

“I përmendur me emër është dhe institucioni i Presidentit të Republikës. Nëse PD ngre gishtin ndaj Erion Veliajt, të ngrejë gishtin edhe ndaj Presidentit të Republikës. Nuk është aspak e vërtetë që në Shqipëri nga ky rrjet të jetë investuar një cent. I vetmi investim është një dyqan rrobash.

Nëse tentohet të gjendet një lidhje politike, ato janë Lulzim Basha, Nard Ndoka. Ky e ka pritur dhe në kongres. Në korrik 2017, gjysmën e qeverisë e kishte Lulzim Basha. Në 2 korrik 2017, Lulzim Basha kishte ministra në qeveri.

Apo me presidentin e ke aleat dhe Erionin e kundërshtar dhe ai duhet bërë pis me një histori që nuk ekziston?

Lulzim Basha është një i mbytur që është i gatshëm të bëjë pis dhe të kapet pas cdo dege, por unë po them që nuk ka degë dhe varkë shpëtimi për Lulzim Bashën. Një mashtrues përsëritës që bën cdo gjë për të bërë pis imazhin e Shqipërisë”, u shpreh Taulant Balla.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Familja Nozlli është skualifikuar”, Bashkia e Tiranës publikon dokumentin: Është pjesë e procesit të rindërtimit
»
Article Logic
Execution time: 0.012423992156982
array(1) { ["section"]=> string(129) "pergjimet-e-ndranghetas-balla-sulmon-lulzim-bashen-pse-nuk-permendin-dhe-meten-se-eshte-dhe-ai-apo-bejne-pis-vetem-erionin-236602" }