Përgjimet masive, Wikipedia padit Agjensinë e Sigurisë Kombëtare

Publikuar tek: bota, më 18:36 10-03-2015 Përgjimet masive, Wikipedia padit Agjensinë e Sigurisë Kombëtare

Fondacioni “Wikimedia” dhe 8 grupe të tjera kanë ngritur një padi në gjykatën federale amerikane kundër Agjencisë Kombëtare të Sigurisë dhe Departamentit të Drejtësisë mbi programin e përgjimit masiv nga NSA.

“Qëllimi ynë është të përfundojë program i përgjimit masiv në mënyrë që të mbrojmë të drejtat e përdoruesve tanë në gjithë botën”, ka shkruar themeluesi i fondacionit jofitimprurrës “Wikimedia” në lidhje me padinë e ngritur në Maryland.

Paditë e tjera për NSA janë bërë nga Human Rights Watch dhe Amnesty International. Paditë fokusohen në programin e mbikqyrjes së NSA të bëra publike nga Eduart Snowden, sipas të cilit NSA mund të përgjojë cilindo që e shikon të arsyeshme me anë të çdo aparati elektronik, si kompjutera dhe smartfonë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.42898201942444
array(1) { ["section"]=> string(68) "pergjimet-masive-wikipedia-padit-agjensine-e-sigurise-kombetare-5480" }