'Përgjimet nuk i kam dëgjuar', Balla: Janë lojë e pastër politike, po përdoren për shantazh (Thirrja për Lulzim Bashën)

Publikuar tek: politike, më 12:48 17-06-2019 'Përgjimet nuk i kam dëgjuar', Balla: Janë lojë e pastër politike, po përdoren për shantazh (Thirrja për Lulzim Bashën)

Kuvendi pritet të miratojë sot paketën ligjore për forcimin e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Gjatë fjalës së tij, kreu i grupit të PS, Taulant Balla iu drejtua kryedemokratit Lulzim Basha duke i thënë se nuk do mund ta pengojë miratimin e kësaj pakete.

Balla theksoi se Basha sa herë thirret nga Prokuroria nuk shkon, ndëra u ndal edhe tek përgjimet e publikuara së fundmi.

"Sa herë që thërritet në Prokuria nuk shkon. Dua të them sot edhe dicka tjetër ne nuk merremi me përgjime dhe personalisht i neveris ato, madje as nuk i kam dëgjuar edhe pse janë publikuar. Sepse jo më kot bota ka vënë ligje strikte për përgjimet. Të gjitha hetimet duhet të hetohen. Është shqetësuese pse hetimet për dosjen e telenovelës së përgjimeve janë vonuar. Kjo është qartësisht një lojë e pastër politike. Prokuroria duhet të hetojë se kush i ka mbajtur dhe kush i ka përdorur ato përgjime për shantazh. Sot unë dua ta falenderoj qeverinë për këtë paketë të rëndësishme.  Është një hap i rëndësishëm dhe në fund dua t'i kujtoj Lulzim Bashës, as paketën ligjore të reformës në drejtësi nuk e pengove dot as pakën ligjore për luftën kundër pastrimit të parave nuk e pengon dot", tha Balla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073199272155762
array(1) { ["section"]=> string(119) "pergjimet-nuk-i-kam-degjuar-balla-jane-loje-e-paster-politike-po-perdoren-per-shantazh-thirrja-per-lulzim-bashen-168538" }