PËRGJIMET/ Rama: Doni të vazhdojmë luftën? Të shohim kush është ai që ka frikë… (Kapet me KUJTIM GJUZIN dhe jep një MESAZH TË FUNDIT)

Publikuar tek: politike, më 13:16 20-06-2019 PËRGJIMET/ Rama: Doni të vazhdojmë luftën? Të shohim kush është ai që ka frikë… (Kapet me KUJTIM GJUZIN dhe jep një MESAZH TË FUNDIT) Rama-Gjuzi

“Përgjimet… Ok doni të vazhdojmë luftën? Doni të shohim se kush është ai që ka frikë nga zgjedhjet dhe zgjedhjet i ka fituar me vjedhje dhe nuk heq dot dorë nga vjedhja?”

Kështu komentoi kryeministri Edi Rama përgjimet e dala së fundmi nga Bild ndërsa u ndal sërish te zgjedhjet e 30 qershorit.

Rama theksoi se me ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, ata që do pengojnë zgjedhjet nuk do mund të dalin jashtë shtetit për 5-10 vjet, pas momentit të dënimit nga gjykata për krime zgjedhore.

Rama u ndërpre gjatë fjalës nga deputeti rishtar në Kuvend, Kujtim Gjuzi ndaj të cilit nuk kurseu ironitë.

Në fund, Rama dha edhe një mesazh për 30 qershorin.

Rama-Gjuzit: Lartmadhni të lutem nuk të ndërpreva kur fole.

Në kodin penal…

(Kujtim Gjuzi i ndërhyn sërish)

Rama: Të lutem për atë shami që ke në xhep mos bëj Flamurin me mustaqe, të lutem se s’të kemi pasur ty këtu në Kuvend që të na kthjellosh.
Liria e gjithsecilit mbaron aty ku fillon liria e kujdo tjetër. Ndalimi i daljes jashtë shtetit 5-10 vjet mbas dënimit për krime zgjedhore është shprehja e një vullneti për t’i dhënë fund njëherë e mirë të kujdo që të mendohen edhe kur të flasin në telefon, por të mendohen 1 mijë herë kur hedhin ndonjë hap.

Në SHBA pengimin e zgjedhjeve e kanë krim. Kur keni dëgjuar që SHBA t’i drejtohet ndonjëherë me emër e me mbiemër sic ju drejtuan Monikës dhe Lulzim Bashës?

Kujtojnë se do fshihen? Jo, me sistemin që kemi zgjedhur secili përgjigjet për vete dhe paguan për vete para drejtësisë. Dhunuesit e policëve, prekja me dorë e policit, dhunuesit e mjekëve, prekja me dorë e mjekëve, të arbitrave, prekja me dorë e arbitrave, trajnerëve, jo prekja me dorë por kapërcimi i vijës së bardhë të fushës…ka ardhur koha të marrin përgjigje, sic ka ardhur koha të marrë përgjigje halli i madh që u krijohet qytetarëve nga bllokimi i rrugëve.

E drejta e tyre mbaron aty ku fillon e të tjerëve. Dhe, nga ana tjetër, gjithë kjo përpjekje për ta rrumpallizuar vendin, kur po bëhen reforma, do marrë një përgjigje jo thjesht dhe vetëm për shkak të 4 aventurierëve por për njerëzit e zakonshëm.

Nëse nxënësit e këtij vendi mësohen me shembullin skandaloz se kur shkel të drejtat dhe liritë e të tjerëve ti fiton, atëhere jemi në mbretërinë e Qamile Haxhiut (e ka për Monika Kryemadhin).

(Dikush nga salla e pyet ku e gjeti këtë emërtim)

Rama: Ku e gjeta? Është shpirti që flet, kur filxhani bërtet.

E fundit se janë 37 mijë qytetarë, që kanë propozuar një ndërhyrje në legjislacion për të mbrojtur kafshët nga kafshët, kafshët me 4 këmbë nga ata me 2 duar. Kemi parë akte barbare nga kafshët me 2 duar e dy këmbë ndaj ka ardhur koha të marrim në mbrojtje kafshët me 4 këmbë.

Pavarësisht se ndahemi në shumë pika bashkohemi në një pikë, cfarë është e mirë e përbashkët është detyrim i përbashkët. Mesazhi është shumë i qartë: 30 qershori vjen shumë shpejt, kalon, por drejtësia që duket sikur vonon nuk harron dhe drejtësia nuk do harrojë askënd që sot kujton se është koha për të hedhur në erë Shqipërinë. Asnjë shans, maksimumi do jetë një dëm i madh i përkohshëm që do na pengojë të celim negociatat në tetor, që nuk e mohoj që mund të ndodhi, por maksimumi…

Kjo maskaradë e organizuar për ta bërë Shqipërinë copë e cikë maksimumi do jetë kjo, por një gjë është e qartë si drita e si dielli që shohim kur dalim nga këtu: reformës në drejtësi e daljes para drejtësisë këta haxhiqamilë nuk i shpëtojnë dot. Më shpejt se vonë këtë do ta tregojë edhe filaxhani i qamilhaxhies.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026172161102295
array(1) { ["section"]=> string(134) "pergjimet-rama-doni-te-vazhdojme-luften-te-shohim-kush-eshte-ai-qe-ka-frike-kapet-me-kujtim-gjuzin-dhe-jep-nje-mesazh-te-fundit-168998" }