PËRGJIMI 13/ Drejtori merr në telefon qytetarin: Mos kemi llafe, votat i dua haptaz! Këtë po të them…

Publikuar tek: politike, më 16:41 17-06-2019 PËRGJIMI 13/ Drejtori merr në telefon qytetarin: Mos kemi llafe, votat i dua haptaz! Këtë po të them…

Kjo është biseda mes drejtorit të Arsimit në Dibër Drini Gjeçi me Lavdrim Muratin, të cilit i kërkon votat haptas me tone kërcënuese.

 

Përgjimi, i 13-ti në rradhë, është publikuar nga gazeta gjermane Bild në vazhdën e përgjimeve që sipas gazetës gjermane faktojnë shit-blerjen e votës.

Drini Gjeçi: Alo. Lavdrim Murati?

Lavdrim Murati: Po.

Drini Gjeçi: Drejtori i Arsimit të flet…

Lavdrim Murati: Urdhëro!

Drini Gjeçi: A ke votuar?

Lavdrim Murati: Jo akoma.

Drini Gjeçi: Po pse more Lavdrim nuk ke votuar akoma?

Lavdrim Murati: Nuk kam votuar se të lirohet një herë radha….

Drini Gjeçi: Çfarë radhe?

Lavdrim Murati: Radha or ti!

Drini Gjeçi: Lavdrim të mos kemi llafe, votat i dua haptaz atje. Mos të kemi llafe më.

Lavdrim Murati: Ça flet o drejtor?

Drini Gjeçi: Mos të pres më tej. Vota sa ke ti dua. Pesë vota, sa ke!

Lavdrim Murati: Më vjen keq. Të paskan sinjalizuar gabim.

Drini Gjeçi: Këtë llaf po të them. Ti e di vetë….

Lavdrim Murati: Në rregull.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.30010604858398
array(1) { ["section"]=> string(103) "pergjimi-13-drejtori-merr-ne-telefon-qytetarin-mos-kemi-llafe-votat-i-dua-haptaz-kete-po-te-them-168578" }