PËRGJIMI 15/ Biznesmeni ia thotë hapur qytetarit: 100 mijë lekë japim për tre vota, mos më thuaj më në telefon së përgjohet

Publikuar tek: aktualitet, më 18:03 17-06-2019 PËRGJIMI 15/ Biznesmeni ia thotë hapur qytetarit: 100 mijë lekë japim për tre vota, mos më thuaj më në telefon së përgjohet

Në përgjimin 15 të gazetës gjermane ‘Bild’ dëgjohet të flitet për shkëmbimin e votës me para.

Biznesmeni Bekim Krashi flet në telefon me një person, i cili e pyet se sa para mund të marrë një votues për tre vota dhe një tjetër për dy vota.

Krashi i thotë se personit me tre vota do t’i japin rreth 100 mijë lekë, ndërsa atij me dy 60-70 mijë lekë.

Gjithashtu dëgjohet që biznesmeni i thotë personit tjetër të mos e telefonojë më për votat se i përgjohet telefoni.

BISEDA E PLOTË:

Bekim Krashi:

0686795208: Alo

Krashi: Ç’a bëre

208: O Bekim si je a je mirë?

Krashi: Hë, cfarë ke bërë?

208: Si ja kalove? Ejjj

Krashi: Hë...

208: Tani doja të thoja pak për familjen e Halit Bashës

Krashi: Po

208: Ka tre vota

Krashi: Po

208: Po ai do diçka mo burri dheut, si do ja bëjmë ne?

Krashi: A ke komunikuar me Naimin?

208: Po, jam konsultuar pak por, por për zotin nuk e di, edhe për Fiqiri Bashën, ka dy vota dhe i ka dhënë thjeshtë 50 mijë lekë

Krashi: Sa?

208: 50 mijë lekë, kështu më tha Fiqiriu.

Krashi: Kush Fiqiriu?

208: Nuk e di sa e vërtetë është, nuk e di sa është me letra.

Krashi: Hë se i shqep unë ata se letrat do mi japin një më një letrat.

208: Po tani si do ja bëjmë, ca mund të bëjmë ndonjë gjë me ta?

Krashi: Unë tani jam në Peshkopi, po vij nesër t'i jap ndonjë gjë.

208: Sa mund të japim për Halit Bashën?

Krashi: Sa vota ka?

208: Tre vota ka Haliti, edhe dy vota ka Fiqiri Basha.

Krashi: 5

208: Ëëë

Krashi: T'u japim ndonjë 40 mijë leksh, 50 mijë leksh?

208: 50 mijë lekë për dy vota?

Krashi: Jo mo jo, nga një 40 çe apo 30 çe për kokë

208: 40 për votë ëëëë?

Krashi: 100 mijë lekshin ia japim atij që ka tre

208: Po, 100 mijë lekë, po atij që ka dy vota?

Krashi: Atij ti japim një 60-70 mijë leksh

208: Naimi i ka thënë 50 më thotë, më thotë ai Fiqiriu, domethënë ti japim edhe 20 të tjera plus

Krashi: Ata e kanë pasur shumë, por nëse i ka dhënë 20 ti japë edhe 20

208: Po shihe se më duket janë duke abuzuar me punë leksh o Bekim

Krashi: O zotëri mos më thuaj më në telefon, më çmende, se përgjohet ooo

208: Hë?

Krashi: Lëri këto diskutime me mua në telefon

208: T'kuptoj, t'kuptoj, shihi vetë tani

Krashi: Hajt hajt

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.34668612480164
array(1) { ["section"]=> string(127) "pergjimi-15-biznesmeni-ia-thote-hapur-qytetarit-100-mije-leke-japim-per-tre-vota-mos-me-thuaj-me-ne-telefon-se-pergjohet-168592" }