Përgjimi 5, Ymer Lala në telefon me nipin e tij: S’quhet provë ajo video, mos e rruaj k*rin

Publikuar tek: aktualitet, më 22:56 19-06-2019 Përgjimi 5, Ymer Lala në telefon me nipin e tij: S’quhet provë ajo video, mos e rruaj k*rin Audiopergjimi numer 5, Ymer Lala

Në përgjimet e publikuara nga ‘Bild’ në përgjimin numër 5 dëgjohet se si nipi i Ymer Lalës e merr këtë të fundit në telefon.

Në audio përgjim dëgjohet se si Elio Lala i kërkon informacion xhaxhait të tij rreth Admir Trukit pasi ishte publikuar një video te  Fiks Fare duke u blerë vota në Dibër.

Audio përgjimi numër 5

Elio: Hë mo xhaxha

Imer Lala: Hëmo xhaxha

Elio Lala: A po pushon?

Imer Lala: Po

Elio Lala: Jo, të mora në telefon se thashë të të pyesja për Adrmit Trukin, sepse dje ke fiksi kanë nxjerrë Nehatin kshu, kurse sot mund të nxjerrin një video tjetër me lekë nëpër duar

Imer Lala: ëhë

Elio Lala: Edhe thashë ta pyesja, a vepron policia, ose çfarë bën pas video

Imer Lala: Kur e ke takuar një herë?

Elio Lala: E takova, fola, se ja mora Ejsit numrin.

Imer Lala: Jo mo, s'quhet provë ajo

Elio Lala: Po kshu tha dhe ai, mos e rr*aj k*rin

Imer Lala: Mirë hajd

Elio Lala: Qenke lodhur

Imer Lala: Jam dërrmuar, po më dhemb këtu mo Elio, në fund të shpinës nga krahu i djathtë, kocka.

Elio Lala: Po a pive, ndonjë nga ato, advil? Pi nja dy?

Imer Lala: Do jap prap Fiksio video ë?

Elio Lala: Mund të jetë video tjetër...nuk kuptohet

Imer Lala: Ça ishte ky mamuni?

Elio Lala: Nga Sohdollmi, ishte i infiltruar, ishte i përgatitur. Ta mendosh që sot kanë ardhur ato të Fiksit, e ndoqa deri në qoshe, s'e kapa dot

Imer Lala: Erdhën ato të Fiksit ë?

Elio Lala: Po, erdhën dhe e morën me një Benz të zi

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.069807052612305
array(1) { ["section"]=> string(95) "pergjimi-5-ymer-lala-ne-telefon-me-nipin-e-tij-s-quhet-prove-ajo-video-mos-e-rruaj-k-rin-168927" }