Përgjimi 6 i ‘Bild’, Njoftohet se kreu i FRD voton PD, nxehet Imer Lala: I q**

Publikuar tek: aktualitet, më 22:49 19-06-2019 Përgjimi 6 i ‘Bild’, Njoftohet se kreu i FRD voton PD, nxehet Imer Lala: I q**

Në video përgjimin numër 6 Imer Lala bisedon me një person të panjohur.

Ky i fundit, i tregon se kryetari i FRD-së në Dibër bashkë me njerëzit e tij kanë votuar kandidatin e PD-së, Sherefedin Shehun.

Reagimi i Lalës është i ashpër dhe më pas thotë se do ta marrë në telefon për t’i thënë disa fjalë.

Biseda:

I panjohuri: O shef si të kam?

Ymer Lala: Naqeta

I panjohuri: A je mirë?

Ymer Lala: Mirë, si je ti?

I panjohuri: Kryetari i FRD me gjithë njerëzit e tij kanë votu Sherefedin Shehun (Kandidat i PD)

Ymer Lala: Jo nuk është e vërtetë

I panjohuri: Po ja kontrollova tani, sa kanë votu, para 20 minutash

Ymer Lala: Mos u tall

I panjohuri: Po për kokë t’fëmijëve...

Ymer Lala: O ja q.... ropt e shpisë

I panjohuri: Po ja kontrollova, ka qenë 5 veta, të pestë Sherefedinit

Ymer Lala: Edhe çuni i vetë, hë?

I panjohuri: Po

Ymer Lala: Hajd se do e marr në tel atë halen. O ja q.... Unë erdha atje, i thashë do shkosh te shtabi do takosh Remën. A e kupto shqipen a jo? Dakord tha. Se më tha edhe Hasan Begu/ Shife një herë atë m... tha

I panjohuri: Po jo mo e verifikova tani. Votuan para 20 minutash

Ymer Lala: O i q... motrën

I panjohuri: Hajd mos e vrit mendjen, po ta dish

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028774976730347
array(1) { ["section"]=> string(78) "pergjimi-6-i-bild-njoftohet-se-kreu-i-frd-voton-pd-nxehet-imer-lala-i-q-168925" }