Përgjimi i dytë, flet gazetari Olldashi: Shkuam te lokali i Agron Xhafajt, nuk ia arrita qëllimit për të filmuar

Publikuar tek: barometri, më 07:36 22-05-2018 Përgjimi i dytë, flet gazetari Olldashi: Shkuam te lokali i Agron Xhafajt, nuk ia arrita qëllimit për të filmuar

Pas publikimit në media të pjesës së dytë të audio përgjimit, realizuar nga Jetmir Olldashi dhe Albert Veliu, gazetari Olldashi ka rrëfyer me detaje se ku shkuan, personat që takuan dhe pazaret për të blerë kanabis në qytetin e Vlorës.

Olldashi tha në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu se nuk ia arriti që të filmojë Agron Xhafajn në lokalin e tij pasi nuk ndodhej aty.

Olldashi gjithashtu tha se nuk ia arriti qëllimit që të filmonte magazinat me hashash në Vlorë apo fshatrat.

Pjesë nga deklarata e gazetarit Jetmir Olldashi:

Babalja u ofrua vetë. Pas disa takimesh që unë pata, ishte një hakmarrje, një zemërim i brendshëm që ai kishte ndaj disa njerëzve që kishte bashkëpunuar dhe nuk i kishin dhënë dorën as kur ishte në burg. Më duket se është periudha sa ishin arrestuar Habilajt, dhe ishin kapur 3 ton në Babicë.

Ai do më çonte mua për blerje të stimuluar. U afrua ai. Të dy bashkë. Morëm një mjet me qira dhe u nisëm drejt Vlorës. Kishim pajisje përgjimi të thjeshta, stilolapsa. Shkuam në Vlorë, te lokali i vëllait të ministrit të Brendshëm, ku ai pretendonte se ishte i përfshirë në trafikun e drogës, ai dhe kushërinjtë e tik.

Aty pimë një kafe dhe krijova bindje që kishte njohje, nga mënyra si fliste me kamarierët e ata.

Përgjuesit i përdorëm në momentin që hymë brenda në lokal. Babalja tha që lokali është i vëllait të ministrit të Bendshëm. Ai nuk ndodhej aty.

Nuk e gjetëm aty

Pastaj shkuam te një lokal tjetër që ia thoshin lokali i Habilajve. Ne u paraqitëm si blerës. Bëmë pazar për të blerë më shumë se 100 kile.

Ai tha nuk është fare problem ka shumë, mjafton të kesh lekët në dorë. Ai tha pazarin në një moment të dytë. Më tha “Kur të them unë çmimi kaq, kaq është nuk do e diskutosh”.

Nuk arrita dot në magazina me kanabis që të filmoja.

U kthyem në Vlorë, te Uji i Ftohtë bëri një bisedë tjetër me një person…

Babalja donte të shkonte prapë te lokali i Agron Xhafajt.

Ai shkoi unë i dhashë stilolapsin. Ata folën në telefon. Telefoni nuk e përgjoi zërin e Agronit se nuk ishte me viva-voce.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023427963256836
array(1) { ["section"]=> string(116) "pergjimi-i-dyte-flet-gazetari-olldashi-shkuam-te-lokali-i-agron-xhafajt-nuk-ia-arrita-qellimit-per-te-filmuar-121634" }