Përgjuesi në zyrën e Tahirit, Prokuroria mbyll hetimet

Publikuar tek: aktualitet, më 18:19 18-01-2017 Përgjuesi në zyrën e Tahirit, Prokuroria mbyll hetimet

Pas tetë muajsh, njësia taks forcë pezulloi hetimet që synonin të zbulonin personat që kishin vendosur një pajisje transmetuese të zërit në paradhomën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Megjithëse ekspertët e këqyrën këtë pajisje, ata nuk mundën të përcaktonin se kur aparati marrës ishte instaluar në paradhomën e ministrit Tahiri, ndërkohë që as kamerat e sigurisë, të kontrolluara, nuk mundën të identifikojnë persona të dyshimtë që kishin akses në këto ambjente.

Prokurori i çështjes, që nga muaji maj ka kryer një sërë veprimesh hetimore bashkë me policinë shkencore, por ka qenë e pamundur të zbulohej autori i dyshuar, raporton Top Channel.

Pajisja u zbulua pranë një letërgrirëseje dhe menjëherë nga Ministria e Brendshme u depozitua kallëzimi në prokurori.

Për këtë çështje u mor në pyetje edhe sekretarja e ministrit të Brendshëm, por nuk dolën të dhëna me vlerë që do të finalizonin gjetjen e të dyshuarve. Prokuroria thotë se hetimet do të mbeten të pezulluara derisa të dalin të dhëna me interes për dosjen.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Artan Fuga letër publike Asamblesë së Akademisë: Po diskreditoni vetë procesin e Vetingut
Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje, këto janë akset me vështirësi në qarkullim »
Article Logic
Execution time: 0.012523889541626
array(1) { ["section"]=> string(59) "pergjuesi-ne-zyren-e-tahirit-prokuroria-mbyll-hetimet-65927" }