Përhapën panik për tërmetin në rrjete sociale, arreston 3 persona në Turqi

Publikuar tek: bota, më 15:45 31-10-2020 Përhapën panik për tërmetin në rrjete sociale, arreston 3 persona në Turqi Pamje nga tërmeti në Turqi

Tre persona janë vënë në prangat e policisë dhe 16 të tjerë janë ndaluar pasi shpërndanë lajme të rreme rreth tërmetit duke përhapur panik tek qytetarët.

Lajmi u bë i ditur nga Zv.Ministri i Brendshëm turk Muhterem Ince, ku në deklaratën e tij për media ai tha se “Personat e arrestuar po shpërndanin lajme të shëmtuara dhe imorale në rrjetet sociale që nuk i shërbenin situatës tragjike me të cilën po përballej vendi”.

Sipas autoriteteve, janë fshirë nga mediat rreth 27 postime të rreme që këta persona kishin bërë.

Tërmeti vdekjeprurës ditën e djeshme në Turqi me magnitudë 6.6 ballë i shakllës rihter, deri tani u ka marrë jetën të paktën 27 persona dhe ka lënë të plagosur 804 të tjerë. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ishte pro ekzekutimit të mësuesit në Paris, arrestohet marokeni në Spanjë
Mrekulli nën rrënoja, nxirret e gjallë nëna me katër fëmijët (FOTO-VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.011300086975098
array(1) { ["section"]=> string(80) "perhapen-panik-per-termetin-ne-rrjete-sociale-arreston-3-persona-ne-turqi-225927" }