Ministria e Bujqësisë njofton se është hequr bllokimi i eksporteve të perimeve me Maqedonisë. Shteti fqinj prej tre ditësh kishte bllokuar eksportet shqiptare në Qafë Thanë dhe nuk lejonte që perimet të tregtoheshin në Maqedoni.
Por, sipas analizave të kryera u përjashtua mundësia që perimet të kishin ndotës kimikë dhe kimikate. Sipas ministrisë së Bujqësisë perimet shqiptare konfirmojnë cilësi , pasi kontrolli për to fillon që në sera.