Përjashtimi i medias nga paketa e ndihmës, kreu i UGSH Çipa: Rama do reflektojë, jam i sigurt

Publikuar tek: aktualitet, më 23:23 01-04-2020 Përjashtimi i medias nga paketa e ndihmës, kreu i UGSH Çipa: Rama do reflektojë, jam i sigurt Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Aleksandër Çipa

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Aleksandër Çipa, beson se kryeministri Rama do të reflektojë dhe do ta përfshijë median në paketën e ndihmës ekonomike, për shkak të krizës së koronavirusit.

“Unë jam i sigurtë që në ditët e ardhshme do të rritet presioni, sepse as më pak e as më shumë, kryeministri do të imitojë sjelljet e qeverive në vendet fqinje, kryeministri do të bëjë një gjë të duhur”, u shpreh Çipa në emisionin Arena.

I pyetur nga Dritan Hila nëse Unioni po mendon një “plan B”, Çipa tha se ata po lobojnë me komisionet parlamentare që të nxisin nisma ligjore në ndihmë të gazetarëve.

 “Jemi duke studiuar një strategji, po lobojmë me komisionet parlamentare që mund të ofrojnë nismat ligjore,  kemi filluar komunikimet. Po këtë javë ne do u drejtohemi autoriteteve më të mëdha në vend, për të imituar modelet e vendeve të rajonit për gazetarët. Ne nuk do të sjellim një praktikë enkas për neve, por do të marrim një model të rajonit. Unë kam bindjen që reflektimin e kemi të pashmangshëm. Mjekët, policët, gazetarët janë tre kategori që preken drejtpërdrejtë dhe po sakrifikojnë në këto ditë”, u shpreh Aleksandër Çipa, Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088241100311279
array(1) { ["section"]=> string(97) "perjashtimi-i-medias-nga-paketa-e-ndihmes-kreu-i-ugsh-cipa-rama-do-reflektoje-jam-i-sigurt-200993" }