Përkeqësimi i motit, ironizon Vasili: Vendi i përmbytur, kryeministri thotë mirëmëngjes në mes të natës me det

Publikuar tek: politike, më 09:55 04-02-2018 Përkeqësimi i motit, ironizon Vasili: Vendi i përmbytur, kryeministri thotë mirëmëngjes në mes të natës me det

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar lidhur me situatën e përmbytjeve që kanë përfshirë vendin. Vasili ka ironizuar kryministrin Rama për postimin që ky i fundit bëri në Facebook në mesnatë, ku uronte shqiptarët ‘mirëmëngjes’.

“Shqiperia është në hall nga përmbytjet dhe mijra familjeve u kërcënohet prona dhe jeta dhe ky i përshëndet në fb në mes të natës me foto nga deti në behar’, shkruan ndër të tjera Vasili.

Reagimi i plotë: 

Kryeministri pershendet ne mesnate me det kur Shqiperine e mori lumi.

Bejini nje derman ketij kryeministrit tone.
Shqiperia eshte ne hall nga permbytjet dhe mijra familjeve u kercenohet prona dhe jeta dhe ky i pershendet ne fb ne mes te nates me foto nga deti ne behar.
Ky kryeministri e thote shqeto "bejini dermanin vetë vetes,se une kam qejfin tim".
Ne kete situate qe ndodhet ky kryeminister qe s'di ç'flet dhe qe na thote ne mes te nates miremengjes me det kur shqiptaret i mori lumi, politika te beje pak menjane dhe tja lere ne dore punen psikiaterve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025542974472046
array(1) { ["section"]=> string(114) "perkeqesimi-i-motit-ironizon-vasili-vendi-i-permbytur-kryeministri-thote-miremengjes-ne-mes-te-nates-me-det-109060" }