Përkeqësohet gjendja e grevisteve të Ballshit, një grua dërgohet me urgjencë në spital (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:26 24-10-2020 Përkeqësohet gjendja e grevisteve të Ballshit, një grua dërgohet me urgjencë në spital (EMRI) Silvana Selami

Sot bëhen 10 ditë nga greva e urisë së naftëtareve të Ballshit, gjendja e të cilave sa vjen e përkeqësohet.

Një prej tyre, Silva Fejzaj, është ndjerë shumë keq nga ana shëndetësore dhe kështu është dërguar me urgjencë në spitalin e Ballshit me automjet privat. Burime bëjnë me dije se gjendja e saj ishte shumë e rënduar, me dhimbje të forta stomaku dhe trupi.

Silvana ka dhjetë ditë në grevë urie, por pavarësisht problemeve shëndetësore nuk ka pranuar ta braktisë grevën deri më sot. Gratë naftëtare janë të gatshme të sakrifikojnë gjithçka për të drejtat që po u mohohen prej vitesh: pagat e prapambetura dhe rifillimi i punës në uzinë.

Mësohet se është thirrur një ekip mjekësor për t'i ardhur në ndihmë grevisteve. Lajmi konfirmohet nga nënkryetari i Sindikatës Durim Skënderaj.

Grevistet e Ballshit kanë vendosur që të  os e ndërpresin grevën e urisë, deri në plotësimin e kushteve të tyre. Deri më tani dialogu mes tyre, kompanisë dhe qeverisë ka qenë thuajse i pamundur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Naftëtaret në mëshirë të fatit, Sindikatat Ndërkombëtare letër Ramës: Situata e papranueshme, sigurojuni pagat e prapambetura
'Puthje e përqafime', Kryemadhi me LRI-stat nuk i tremben gjobave dhe Covid-it, të gjithë pa maska në takimin e sotëm (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.010488986968994
array(1) { ["section"]=> string(97) "perkeqesohet-gjendja-e-grevisteve-te-ballshit-nje-grua-dergohet-me-urgjence-ne-spital-emri-225031" }