Përkeqësohet gjendja e kryeministrit të Britanisë, Boris Johnson kalon në trajtim intensiv

Publikuar tek: bota, më 21:29 06-04-2020 Përkeqësohet gjendja e kryeministrit të Britanisë, Boris Johnson kalon në trajtim intensiv Kryeministri i Britanisë Boris Johnson

Kryeministri i Britanisë Boris Johnson është shtruar në trajtim intensiv në Spital pasi gjendja e tij është përkeqësuar për shkak të koronavirusit.

BBC njofton se simptomat e Johnson janë përkeqësuar duke bërë që ai të kalojë në trajtim intensiv.

Kryeministri britanik u shtrua të dielën në Spitalin “St Thomas” të Londrës pasi po shfaqte agravim të simptomave të koronavirusit, ndërsa sot ai ka kaluar në trajtim intensiv. Boris Johnson është konfirmuar pozitiv 11 ditë më parë ndërsa ishte izoluar në shtëpinë e tij në Downing Street.

"Gjatë kësaj pasdites së sotme gjendja e kryeministrit është përkeqësuar dhe me këshillimin e ekipit të tij mjekësor, ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv në spital. Kryeministri po merr kujdes të shkëlqyeshëm, dhe faleminderit të gjithë stafin e NHS për punën e madhe dhe përkushtimin e tyre”, ka thënë një zëdhënës i Qeverisë.

Për shkak të gjendjes së tij, Boris Johnson i ka kërkuar ministrit të Jashtëm Dominic Raab të drejtojë ai vendin deri në përmirësimin e situatës.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0092389583587646
array(1) { ["section"]=> string(96) "perkeqesohet-gjendja-e-kryeministrit-te-britanise-boris-johnson-kalon-ne-trajtim-intensiv-201642" }