Përkeqësohet gjendja shëndetësore e një prej emigrantëve në Kapshticë, niset me urgjencë në spital (PAMJET E RËNDA)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:24 07-04-2020 Përkeqësohet gjendja shëndetësore e një prej emigrantëve në Kapshticë, niset me urgjencë në spital (PAMJET E RËNDA)

Njëri prej emigrantët që qendron prej së premtes mes kufirit shqiptaro grek në Kapshticë, ka pësuar probleme shëndetësore.

Mësohet se ai është dërguar menjëherë me makinën e policisë në spitalin e Bilishtit.

Sakaq, bëhet me dije se tashmë gjendja shëndetësore e tij është e mirë.

Ndërkohë sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka publikuar pamjet e rënda dhe shprehet se është e patolerueshme që Qeveria vijon me kokëfortësi injorimin e të drejtës së qytetarëve.

‘Situata e bashkëqytetarëve në kufirin tokësor midis Shqipërisë dhe Greqisë i ka kaluar limitet e trajtimit çnjerëzor. Pjesa dërrmuese e tyre janë punonjës sezonalë në shtetin grek, pa asnjë mundësi për të jetuar atje pa punë. Një vend anëtar i NATO-s dhe Këshillit të Europës, kandidat për anëtar në Bashkimin Europian, nuk mund të sillet kurrë me standardet e Koresë së Veriut ndaj qytetarëve të tij. Qytetarë të lënë në mes të rrugës, për ditë të tëra, pa ushqim, pa ujë dhe pa asnjë ndihmë, po rrezikojnë jetën, vetëm për shkak se Qeveria nuk ushtron përgjegjësinë e saj ligjore. Është e patolerueshme që Qeveria vijon me kokëfortësi injorimin e të drejtës së qytetarëve shqiptarë për të hyrë në atdheun e tyre. Ky është krim’, shkruan Bardhi.

Kujtojmë që 40 emigrantë shqiptarë, të cilët kanë mbërritur në kufi nuk lejohen të hyjnë në territorin shqiptar pas mbylljes se kufirit.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095560550689697
array(1) { ["section"]=> string(104) "perkeqesohet-gjendja-shendetesore-e-nje-prej-emigranteve-ne-kapshtice-niset-me-urgjence-ne-spital-201731" }