Përkeqësohet menjëherë moti, ndërpritet puna në Portin e Durrësit, gurë në aksin Elbasan-Librazhd (RAPORTIMI PËR DISA QYTETE TË SHQIPËRISË)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:36 12-11-2019 Përkeqësohet menjëherë moti, ndërpritet puna në Portin e Durrësit, gurë në aksin Elbasan-Librazhd (RAPORTIMI PËR DISA QYTETE TË SHQIPËRISË) Foto ilustruese

Rikthimi i reshjeve të shiut dhe erës së fortë ka shkaktuar probleme të shumta në Durrës, Elbasan dhe Gjirokastër.

Mësohet se puna në Portin e Durrësit është ndërprerë për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferika, të cilat e kanë bërë të pamundur vazhdimin e aktivitetit në portin më të madh të vendit.

Ndërkohë, janë shënuar dhe ndërprerje të energjisë elektrike në 23 fshatra të Gjirokastrës dhe në 7 fshatra të Elbasanit. Në Tepelenë, era e fuqishme ka çuar në rrëzimin 3 shtyllave të tensionit të lartë duke ndëprerë furnizimin me energji elektrike.

Edhe transporti rrugor është bërë shqetësues në aksin Elbasan-Librazhd. Një sasi gurësh janë shkëputur nga lartësia duke rënë në rrugë, kjo ka bërë që të bllokohet kalimi i automjeteve në njërin krah të aksit rrugor.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074050426483154
array(1) { ["section"]=> string(142) "perkeqesohet-menjehere-moti-nderpritet-puna-ne-portin-e-durresit-gure-ne-aksin-elbasan-librazhd-raportimi-per-disa-qytete-te-shqiperise-185610" }