Përkeqësohet moti, PARALAJMËRIMI i sinoptikanit grek: E frikshme ajo që do ndodhë të enjten në Shqipëri

Publikuar tek: aktualitet, më 08:50 21-03-2018 Përkeqësohet moti, PARALAJMËRIMI i sinoptikanit grek: E frikshme ajo që do ndodhë të enjten në Shqipëri

Sakis Arnautoglou, sinoptikan

Sinoptikani grek Sakis Arnautoglou paralajmëron për një përkeqësim të motit ditën e enjte në shumë territore të Shqipërisë.

Arnautoglou ka thënë për Top Channel se zonat që rrezikohen më shumë nga moti i keq, janë ato në kufi me Malin e Zi, Kosovën dhe Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

Sinoptikani parashikon se në Tropojë, Has, Pukë, Mirditë, Kukës e Dibër, reshjet e borës mund të shkojnë nga 0.4 deri në 1 metër dhe do të shoqërohen me stuhi të fuqishme.

Ndrësa shtoi ai më tej se në shumë rajone të Shqipërisë veriore, qendrore dhe verilindore, do të ketë erëra të fuqishme, të cilat do të arrijnë shpejtësinë nga 100 deri në 120 km në orë, dhe se ky është një fenomen i pazakontë për Shqipërinë, ka thënë ai.

Kujtojmë se Arnautoglou parashikoi me saktësi edhe përmbytjet e mëdha në Shqipëri, në fillim të dhjetorit të kaluar.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndahet nga jeta DOKTORI i njohur, njeriu i vlerave të mëdha
DALIN PAMJET, si u arrestua vrasësi i biznesmenit në Dibër (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.011097192764282
array(1) { ["section"]=> string(108) "perkeqesohet-moti-paralajmerimi-i-sinoptikanit-grek-e-frikshme-ajo-qe-do-ndodhe-te-enjten-ne-shqiperi-113978" }