Përkeqësohet situata në Turqi, të tjerë trupa të pajetë nxirren nga rrënojat (BILANCI)

Publikuar tek: bota, më 18:54 30-10-2020 Përkeqësohet situata në Turqi, të tjerë trupa të pajetë nxirren nga rrënojat (BILANCI) Qyteti i shkatërruar

Përkeqësohet situata në Turqi, nga tërmeti shkatërrimtar që goditi vendin rreth orës 14:51 të ditës së sotme (30 tetor 2020).   

Të paktën 12 të vdekur dhe 438 të tjerë rezultojnë të plagosur nga tërmeti shkëtërrimtar 6.6 ballë që goditi qytetin e izmirit në Egjeun Turk. Agjencia vuri në dukje se midis viktimave ishte një person i cili ishte mbytur.

Deri më tani 70 njerëz janë shpëtuar, ndërkohë që vendi është goditur nga 107 tërmeti të madhësive të ndryshme.  

Puna e kërkimit dhe shpëtimit vazhdon në 17 ndërtesa të shkatërruara dhe të dëmtuara në qytetin me rreth 4.37 milion banorë, qyteti i tretë më i madh i Turqisë për nga popullsia.

Mbi 50 automjete dhe gati 200 punonjës shpëtimi u dërguan në vendin e ngjarjes.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke gjithashtu dërgoi 48 punonjës, 16 automjete dhe tre kuzhina të lëvizshme në terren të cilat kanë kapacitetin për t'u shërbyer mbi 25,000 njerëzve.

Gjithashtu, 960 çadra, 4,500 batanije, 3,672 shtretër u dërguan në rajon.  i gjithashtu tha se ndihma emergjente prej 5 milionë lira turke (rreth 600,000 dollarë) u dërgua në rajon nga Ministria e Familjes, Punës dhe Shërbimeve Sociale.

Më vonë, AFAD tha se një tërmet tjetër, me magnitudë 5.1, goditi Detin Egje, 20 kilometra (12.4 milje) larg rrethit Kusadasi të provincës Aydin të Turqisë. Ndërkohë, raportohet se 2 viktima janë shënuar edhe në pjesën tjetër të Greqisë.


Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « VIDEO/ Shpërthen PROTESTA në Varshavë, mijëra qytetarë protestojnë kundër ndalimit të ABORTIT
Tërmeti në Turqi, Prokuroria e Izmirit heton postimet provokuese »
Article Logic
Execution time: 0.0095589160919189
array(1) { ["section"]=> string(90) "perkeqesohet-situata-ne-turqi-te-tjere-trupa-te-pajete-nxirren-nga-rrenojat-bilanci-225829" }