Në këto momente kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar në një takim me qytetarët e Lezhës.
Krah tij ndodhet deputeti Pjerin Ndreu dhe ish-ministrja Lindita Nikolla. Rama ka folur për ekonominë e qytetit të Lezhës dhe rikontrukturimin e rrugëve.
Ndër të tjera, ai ka folur dhe për trinjakët e ardhur në jetë gjatë ditës së sotme dhe bonusin e bebeve.
‘Sot në Tiranë lindën trinjakët e parë të vitit, ne trashëguam një bonus të bebeve 50 mijë lekë të vjetra, e mori e bëri standart të vendit qe qeveria e mëpërpërparshme, ndërkohë ne tani e 8 fishiuam për fëmijën e parë, e 16 fishuam për fëmijën e dytë , e 24 fishuam për fëmijën e tretë. Disa e kanë të pamundur të dëgjojnë edhe pse zoti u ka dhënë veshët, disa e kanë të pamundur të shohin edhe pse zoti u ka dhënë sytë, dhe thoshin ca janë 120 mijë lekë, ca do bëj fëmija me kaq lekë. Çfarë ti thuash këtyre. Duke zgjidhur këto nuk do të thotë se ne kemi zgjidhur problemet të popullit, po i qendruam pranë’, tha Rama.