Përkthehet pas 300 vitesh letra e murgeshës së “pushtuar nga djalli”

Publikuar tek: bota, më 22:01 10-09-2017 Përkthehet pas 300 vitesh letra e murgeshës së “pushtuar nga djalli”

Një letër e shkruar nga një murgeshë që besohet se ishte poseduar nga djalli është përkthyer pjesërisht.

Në letrën e shkruar në shekullin e 17-të, murgesha Maria Crocifissa shkruan se “ky sistem nuk punon për asnjë” dhe se njerëzit e shpikën Zotin.

Ajo besonte se ishte pushtuar nga djalli, që përdorte dorën e saj për të shkruar në vitin 1676.

“Zoti mendon se mund të shpëtojë të vdekshmit”, shkruhet në letër ku më pas bëhet një referencë ndaj lumit të ferrit, “Ndoshta tani, Styx është i kthjellët”.

Letra u gjet në një manastir në Siçili ku ajo kishte jetuar që prej moshës 15-vjeçare, shkruan newsbomb.al.

Ajo pretendonte se një ditë u zgjua dhe gjeti letrën pa dijeninë se e kishte shkruar vetë.

sdf5rherhsdfg4.jpg

Shkencëtarët në Qendrën Shkencore Ludum në Katania thonë se kanë arritur ta përkthejnë letrën falë një programi kompjuterik.

Sipas tyre letra është e përbërë nga shkronja arabe, latine, dhe greke të vjetra.

Ajo e përshkruan Zotin dhe Jezusin si “peshë e vdekur”, çka për kohën ishte herezi.

Drejtori i qendrës shkencore Daniele Abate thotë se murgesha kishte njohuri në gjuhë të shumta, ndërsa mund të ketë vuajtur nga skizofrenia, çka i krijonte iluzionet se po komunikonte me djallin. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022556066513062
array(1) { ["section"]=> string(72) "perkthehet-pas-300-vitesh-letra-e-murgeshes-se-pushtuar-nga-djalli-91860" }