Përkujtohet 69-vjetori i lindjes së aktorit të madh Agim Qirjaqi

Publikuar tek: kulture-art, më 14:43 27-01-2020 Përkujtohet 69-vjetori i lindjes së aktorit të madh Agim Qirjaqi

Sot është 69 vjetori i lindjes së aktorit të madh Agim Qirjaqi, i cili u nda nga jeta në mars të vitit 2010.

Këtë datë të shënuar e ka kujtuar edhe Teatri Kombëtar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Agim Qirjaqi u lind më 27 Janar 1951 në Tiranë. Ai mbaroi studimet universitare për aktor në Institutin e Lartë të Arteve dhe më 1973 ka filluar punë në Teatrin Kombëtar. Z Qirjaqi u trajnua si regjisor në Akademinë e Arteve mes viteve 1975-1976. Më pas, në periudhën 1978-1981, ai punoi si regjisor në Televizionin Shqiptar, ku realizoi disa teledrama, ndër to mund të përmendim 'Arturo Ui' si dhe telefilmin 'Dorina' (1980).

Z.Qirjaqi është aktivizuar gjerësisht në filmat shqiptare. Si profesor i regjisë ne Akademinë e Arteve (nga viti 1977), ai ka vënë në skenë me studentët e dramës një repertor të gjerë, duke përfshirë 'Antigona' e Sofokliut, 'Shumë zhurmë për asgjë' e Shekspirit, deri te 'Fundi i lojës' e Bektit. Në vitet 1989-1991, z.Qirjaqi shkoi për specializim në Itali pranë Piçolo Teatro di Milano, nën drejtimin e regjisorit të mirënjohur Xhorxhio Srehler, si dhe në Teatrin 'Eliseo' të Romës. Ishte president i Shoqatës së Aktorëve Shqiptarë (1992-1996) dhe gjithashtu, Drejtor i Teatrit Kombëtar (2002-2003). Që nga viti 1989, Z. Qirjaqi mban titullin “Artist i Merituar”. Fatkeqësisht, ai u nda nga jeta më 28 mars të vitit 2010.

84331648_10156590620112121_1337239768416649216_n.jpg

83147962_10156590620027121_208245715594379264_n.jpg

AGIM-QIRJAQI-1-700x394.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070769786834717
array(1) { ["section"]=> string(71) "perkujtohet-69-vjetori-i-lindjes-se-aktorit-te-madh-agim-qirjaqi-193294" }