Përkujtohet dëshmori Luan Haradinaj, Veliaj: Me punë, jo me fjalë, i nderojmë heronjtë tanë që luftuan për liri

Publikuar tek: aktualitet, më 17:29 06-05-2017 Përkujtohet dëshmori Luan Haradinaj, Veliaj: Me punë, jo me fjalë, i nderojmë heronjtë tanë që luftuan për liri

Në 20-vjetorin e rënies në fushën e betejës, në mjediset e Muzeut Kombëtar në Tiranë, u përkujtua Heroi Luan Haradinaj, i cili është një prej figurave më të shquara të UÇK-së dhe ndër pushkët e para që dha kushtrimin për liri. I pranishëm në ceremoninë përkujtimore ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, anëtarë të familjes Haradinaj, bashkëluftëtarë, si dhe zyrtarë të lartë.

 
Veliaj u shpreh se Luan Haradinaj është personifikim i qindra të djemve dhe vajzave të cilët dhanë jetën në emër të lirisë së atdheut. “Luani jetonte në Tiranën e lirë të fillim viteve ‘90, por ai kuptoi dhe na bën ne sot të kuptojmë që liria individuale nuk është e plotë nëse edhe të tjerët nuk janë të lirë. Nuk kishte kuptim për Luanin të jetonte i lirë në Tiranë kur Kosova ishte në robërinë më të egër fashiste të njohur në këto treva. Për atë ishte e pakuptimtë nëse atë liri fizike nuk e vinte në dispozicion të lirisë kolektive e politike për vendin e tij të dashur  Kosovën. Padrejtësia diku, është padrejtësi kudo, prandaj Luani dhe shumë shokë e shoqe të atyre viteve të Shqipërisë së re, ndërtuan ëndrrën jo vetëm të një Shqipërie të lirë, por të shqiptarëve të lirë, kudo ku ata ishin brenda apo jashtë kufijve politike”, tha Veliaj.
d880f72f-822e-455f-9758-907d45852d98.jpg

Duke vlerësuar sakrificat gjatë luftës, Veliaj theksoi se tashmë është momenti që politika, biznesi, por edhe shoqëria të sillen me më shumë përgjegjshmëri në jetën e përditshme. Ai theksoi se sakrifica e atyre që luftuan që shqiptarët të gëzojnë lirinë, respektohet vetëm nëse punohet për të krijuar një të ardhme më të mirë. “A mundet ne sot të sillemi me kaq përgjegjshmëri në jetën tonë të përditshme, në politikë, akademi, biznes; a jemi ne sot kaq të qartë se çfarë sakrificash sublime një pjesë prej nesh kanë bërë, që ne të ishim sot të ulur në këto karrige e të kishim këtë diskutim në liri? A jemi ne sot gati të mbajmë mbi shpatulla jo vetëm mundësinë, por edhe përgjegjësinë e madhe të transformimit nga një metaforë artistike, atë që thotë Kadare, në një realitet politik e ekonomik që do të sillte mirëqenie te të gjithë shqiptarëve!? Këto janë pyetjet që na drejton Luani, besoj dhe në bazë të përgjigjeve që u japim këtyre pyetjeve, me punë, jo me llafe, ne mund të ndërtojmë dhe të nderojmë një vend të ri e të respektojmë heronjtë tanë që luftuan”, tha ai


Veliaj deklaroi se në një ditë kaq të shënuar, siç është 20-vjetori i rënies së dëshmorit Luan Haradinaj, nuk ka vend për ngushëllim, por për një betim se shqiptarët do të lënë mënjanë egon dhe bllokimet dhe do të fokusohen për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

“Ne jemi gati ta bëjmë në këtë shekull të ri, në shekullin e shqiptarëve që të punojmë, duke lënë mënjanë egon, bllokimet, inatet që kemi mes veti, për të ndërtuar një të ardhme kolektive ku të gjithë e kanë hapësirën për të pasur mendimin kundër, por ku asnjë nuk e gjen hapësirën në mendje të vet, për ta shkatërruar ëndrrën  e ëndërrimtarëve të mëdhenj si Luani”, theksoi Veliaj. 

Vepra e Luan Haradinajt, por edhe e tërë familjes Haradinaj është pjesë e ndritur e historisë së popullit shqiptar. Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, Gjeneral Luan Haradinaj është dekoruar me Urdhrin “Hero i Kosovës”.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazetarja blen kosin Erzeni, por tronditet nga ajo çfarë gjen brenda (FOTO)
Tragjedi në Lezhë, zetori që drejtohej nga i mituri bie në kanal, humb jetën kushëriri 10 vjeçar »
Article Logic
Execution time: 0.012125968933105
array(1) { ["section"]=> string(113) "perkujtohet-deshmori-luan-haradinaj-veliaj-me-pune-jo-me-fjale-i-nderojme-heronjte-tane-qe-luftuan-per-liri-77735" }