Përkujtohet masakra e Borovës, ambasadori Hoffman: Krimi më i rëndë i ushtrisë gjermane në Shqipëri

Publikuar tek: aktualitet, më 11:23 05-07-2015 Përkujtohet masakra e Borovës, ambasadori Hoffman: Krimi më i rëndë i ushtrisë gjermane në Shqipëri

Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Helmut Hoffman ka përkujtuar sot masakrën e Borovës, në të cilën kanë humbur jetën 107 shqiptarë si pasojë e krimit të kryer nga ushtria gjermane në korrik të 1943.

Duke e konsideruar si krimin më të rëndë të ushtrisë gjermane në Shqipëri, Hoffman ka thënë se çdo gjerman ndjen turp në këtë vend ndonëse nuk ka lidhje të drejtpërdrejt me ngjarjen.

“Jemi këtu për të kujtuar krimin më të rëndë të ushtrisë gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Është një ndër mrekullitë e parimit europian që pas dekadash kujtohen gjëra të tilla. Çdo gjerman ndjen turp në këtë vend ndonëse nuk kemi lidhje të drejtëpërdrejt”, ka thënë ambasadori gjerman.

Hoffman ka komentuar edhe vizitën që pritet të zhvillojë kancelarja Angela Merkel në Tiranë më 8 korrik, të cilën e ka konsideruar mjaft të rëndësishme, ndërsa shprehu bindjen se Merkel do të pritet miqësisht në Shqipëri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vlorë/ Policia asgjeson 473 rrënjë kanabis
Flasin kolegët e Michal Stavos: Ishte njeri i mrekullueshëm, na tha se do kthehej »
Article Logic
Execution time: 0.014307022094727
array(1) { ["section"]=> string(103) "perkujtohet-masakra-e-boroves-ambasadori-hoffman-krimi-me-i-rende-i-ushtrise-gjermane-ne-shqiperi-15374" }