Përkujtohet vrasja e 23 anëtarëve të familjes Deliu në Kosovë, Thaçi: Serbia ka bërë 400 masakra mbi popullin shqiptar

Publikuar tek: rajon, më 14:43 26-09-2020 Përkujtohet vrasja e 23 anëtarëve të familjes Deliu në Kosovë, Thaçi: Serbia ka bërë 400 masakra mbi popullin shqiptar Hashim Thaçi

Si sot 22 vite më parë, në 26 shtator 1998, u vranë në Abri të Epërme 23 anëtarë të familjes Deliu, mes tyre gra, fëmijë e të moshuar.

"Një masakër e vërtetë nga forcat ushtarako-policore serbe, ndër 400 masakrat e Serbisë mbi popullin shqiptar", thotë Thaçi përmes rrjeteve sociale.

Presidenti i Kosovës ngre shqetësimin se në gjithë këto vite, askush nuk është dënuar dhe të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera mbi popullin e pafajshëm shqiptar.

Shënimi i Thaçit

Më 26 shtator 1998, forcat ushtarako-policore serbe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu në Abri të Epërme, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq. Masakra në Abri të Epërme është një prej rreth 400 masakrave të shtetit të Serbisë mbi popullsinë shqiptare, për të cilat ende askush nuk është dënuar. Themelet e shtetit të Kosovës janë ndërtuar mbi sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë. Kujtimi dhe nderimi i tyre është i përjetshëm! HTH

lista.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010936975479126
array(1) { ["section"]=> string(127) "perkujtohet-vrasja-e-23-anetareve-te-familjes-deliu-ne-kosove-thaci-serbia-ka-bere-mbi-400-masakra-mbi-popullin-shqiptar-221752" }