Ka reaguar daja i ish-nuses së autorit që tronditi dje qytetin e Ballshit.
Në një prononcim për News 24, Filip Kosta është shprehur se autori ishte i pajisur me maskë dhe me pistoletë silenciator. Ai kishte kërkuar që të rilidhej me mbesen, por ajo nuk kishte pranuar.
“Autori ishte i pajisur me maskë dhe me pistoletë silenciator. Ai tentoi të qëllonte, por iu bllokua arma. Lulzimi u përlesh me ish-vjehrrin dhe e qëlloi me armë. Në ato momente ai qëlloi edhe ish-vjehrrën dhe u largua. Lulzimi dhe mbesa janë ndarë prej 2 vitesh. Ai tentoi të rilidhej me mbesën, por ajo nuk pranoi. Një nga arsyet e ndarjes ishte se ata nuk kishin fëmijë” tha ai.