Një përleshje masive ka ndodhur sot në burgun e Marrasi në Genoa të Italisë mes grupeve shqiptare dhe amerikano jugore.
Mediat italiane raportojnë se nga përleshja kanë mbetur të paktën 20 të plagosur, ndërsa policia e ka pasur shumë të vështirë për të vënë nën kontroll situatën.
Ndonëse për momentin nuk ka përleshje mes dy grupeve, autoritetet e burgut kanë kërkuar ndihmën e qeverisë pasi situata nuk paraqitet e qetë dhe ekziston rreziku që të degjenerojë sërish në dhunë.