Përleshje masive në kampin e emigrantëve në Greqi, 1 i vdekur nga sherri me thika mes afrikanëve dhe afganëve

Publikuar tek: rajon, më 11:01 07-07-2020 Përleshje masive në kampin e emigrantëve në Greqi, 1 i vdekur nga sherri me thika mes afrikanëve dhe afganëve Kampi ku ndodhi sherri ne Greqi

Një përleshje masive ka ndodhur në Greqi mes emigrantëve afrikanë dhe atyre afganë.

Përleshja ndodhi në kampin e refugjatëve Moria, në ishullin grek të Lesbos, ndërsa sipas mediave greke në përleshje janë përdorur edhe thika.

Mësohet se 1 i ri afrikan ka humbur jetën, ndërsa të paktën 3 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Dyshohet se përleshja nisi pas vjedhjes së një celulari, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë që të rinjtë të shpërndaheshin.

Në kampin e Moria-s po qëndrojnë më shumë se 17 mijë emigrantë, edhe pse në fillim ky kamp u ngrit për të pritur rreth 2800 persona.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098309516906738
array(1) { ["section"]=> string(115) "perleshje-masive-ne-kampin-e-emigranteve-ne-greqi-1-i-vdekur-nga-sherri-me-thika-mes-afrikaneve-dhe-afganeve-213101" }