Përleshje të dhunshme në Ukrainë, 15 të plagosur në protestën kundër decentralizimit

Publikuar tek: bota, më 12:24 31-08-2015 Përleshje të dhunshme në Ukrainë, 15 të plagosur në protestën kundër decentralizimit

Protesta të dhunshme kanë shpërthyer para Parlamentit në Kiev të Ukrainës gjatë votimit për t’i dhënë më shumë autonomi rajonit lindor të vendit.

Sipas raportimeve nga mediat vendase, protestuesit kanë hedhur në drejtim të forcave të rendit një granatë dore duke plagosur 15 efektivë, disa prej tyre në gjendje të rëndë, çka është konfurmuar edhe nga Ministri i Brendshëm Ukrainas Anton Geraschenko.

Rebelët që kontrollojnë disa qytete lindore dhe forcat ushtarake të Ukrainës, ranë dakort për një armëpushim të brishtë, për t’i lejuar fëmijët të rinisin vitin e ri shkollor, ndërsa Parlamenti Ukrainas votoi sot për t’i dhënë më shumë autonomi krahinave të Donetskut dhe Luhanskut të cilat kontrollohen nga forcat pro-ruse.

CNu7S0KWcAAsPax.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012979984283447
array(1) { ["section"]=> string(89) "perleshje-te-dhunshme-ne-ukraine-15-te-plagosur-ne-protesten-kunder-decentralizimit-19579" }