Përlotet në emision Sali Berisha: Jam betuar ndaj nuk kthehem në krye të PD-së

Publikuar tek: barometri, më 07:39 29-04-2018 Përlotet në emision Sali Berisha: Jam betuar ndaj nuk kthehem në krye të PD-së

Ish kryeministri Sali Berisha ka qenë mbrëmjen e sotme i ftuar në News24 për të komentuar situatën aktuale politike në vend, por edhe situatën në të cilën ndodhet partia të cilën ai ka drejtuar për vite me rradhë Partia Demokratike.

Një çast ka qenë tepër prekës për Berishën, bëhet fjalë për momentin kur gazetarja Isida Tufa ka pyetur Sali Berishën për një rikthim të mundëshëm në krye të Partisë Demokratike, por kjo pyetje e ka prekur atë.

I papërmbajtur emocionalisht, ai është përlotur duke kujtuar kohën në të cilën dha dorëheqjen

Në minutën e 49 në videon e bashkëngjitur është çasti kur ish kryeministri përlotet teksa flet për kohën në të cilën dha dorëheqjen.

“Epoka Berisha është mbyllur njëherë e përgjithmonë, largimi im është pa kthim. Thelbi i ekzistencës së një njeriu është lufta për dinjitetin e tij. Dua të them diçka se po më kthen pak mbrapa, (përlotet) në diktaturë kam qene kalorës në profesionin tim por problemi im ka qene dinjiteti. Isha kalorës në kardiologjinë time, por përsëri na mungonte dinjiteti”,- tha Berisha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022128820419312
array(1) { ["section"]=> string(84) "perlotet-ne-emision-sali-berisha-jam-betuar-ndaj-nuk-kthehem-ne-krye-te-pd-se-118741" }