Policia e Tiranës ka arrestuar përmbaruesin J.Llanaj, 29 vjeç, pasi ky i fundit dyshohet se nuk ka ekzekutuar një vendim të Gjykatës.
Arrestimi i Llanajt është bërë nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Mos bindja ndaj vendimit të Gjykatës e ka detyruar policinë t’i vendosë prangat 29 vjeçarit nga Tirana.