PËRMBARUESIT moratorium për bojkot të bankave: Ahmetaj dhe Gjonaj kanë ndryshuar udhëzimin e tarifave në favor të...

Publikuar tek: ekonomi, më 08:54 25-09-2018 PËRMBARUESIT moratorium për bojkot të bankave: Ahmetaj dhe Gjonaj kanë ndryshuar udhëzimin e tarifave në favor të... Ahmetaj-Gjonaj

Përmbaruesit shpallin një moratorium për bojkot të shërbimeve bankare dhe akuzojnë ministrin e Financave Arben Ahmetaj bashkë me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj se kanë ndryshuar udhëzimin e tarifave përmbarimore në favor të sektorit bankar.

Ditën e djeshme u zhvilluan zgjedhjet në Dhomën Kombëtare të Përmbaruesve. Asambleja e Përgjithshme e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, rizgjodhi për një mandat 4 vjecar Kryetarin e Dhomës, Tedi Malaveci me 101 vota pro dhe 2 kundër. Malaveci njihet si kundërshtar i ashpër i sistemit bankar vitet e fundit nëpërmjet qendrimeve dhe drejtimit të Dhomes së Përmbaruesve.

Ndërkaq, bëhet me dije se në të njëjtën mbledhje, përmbaruesit kanë shpallur një moratorium për bojkotim të shërbimit ndaj bankave, pasi i akuzojnë se bashkë me ministrin Ahmetaj dhe ministren e drejtësisë Gjonaj kanë ndryshuar udhëzimin e tarifave përmbarimore në favor të sektorit bankar.

Disa ditë më parë, për këtë arsye, Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve i kërkoi Ramës shkarkimin e dy ministrave.

LEXO EDHEFIRMOSËN UDHËZIMIN / KËRKOHET SHKARKIMI I MINISTRAVE AHMETAJ DHE GJONAJ, ZBARDHET KOMUNIKATA

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025711059570312
array(1) { ["section"]=> string(119) "permbaruesit-moratorium-per-bojkot-te-bankave-ahmetaj-dhe-gjonaj-kane-ndryshuar-udhezimin-e-tarifave-ne-favor-te-135522" }