Në afërsi të fshatit Kajan në aksin rrugor Belsh-Elbasan ka ndodhur një aksident i rëndë.
Mësohet se para pak minutash një autobus me nxënës shkollë është përmbysur. Sipas raportimeve të para nuk bëhet fjalë për viktima por vetëm për dy persona të plagosur, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi ka humbur kontrollin e drejtimit,për pasojë autobusi ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti ndonëse dyshohet se autobusi mund të ketë rrëshkitur sëi pasojë e lagështirës nga moti i keq. Policia dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.