Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku autobusi me 25 pasagjerë është përmbysur.
Sipas raportimeve disa prej pasagjerëve kanë ngelur të plagosur. Konkretisht ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Labinot Fushë-Gur i Zi, i cili raportohet si një aks rrugor me terren të thyer. Akoma nuk dihet numri i saktë i të lënduarve. Bëhet me dije se 2 ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes. Policia u sinjalizua për aksidentin nga pasagjerët e autobusit.
Ndërkohë që jane ende të paqarta rrethanat e ngjarjes. Polica vazhdon hetimet për shkaqet e aksidentit.