Aksident tragjik në fshatin Kalenjë, Ballsh, ku ka gjetur vdekjen shoferi i një kamioni.
Policia bën me dije se, më datë 30.05.2017, ora 10:45, në guroren që ndodhet në fshatin Kalenjë, Ballsh, është përmbysur automjeti tip kamion me targa AA 184 FK, me drejtues shtetasin B.R, 52 vjeç, banues në fshatin Libofshë, Fier, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.