Një kamion me targa AA949Lc është përplasur me një mjet tip “Benz” me targa FR 7564 AB në aksin rrugor Fier-Levan, në zonë e njohur si Qafa e Koshovicës, ku si pasojë janë plagosur tre persona, njëri prej të cilëve mësohet se është në gjendje të rëndë.
Gazetarët tanë në vendngjarje raportojnë se gjendja e trafikut në këtë aks rrugor është rënduar, ndërkohë që policia ka mbërritur me urgjencë. Mësohet se të plagosurit janë çuar në spital, ndërkohë që ende janë të paqarta rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia me të cilin po udhëtonte mjeti “Benz”.