Përmbyset një varkë tjetër në Greqi, 12 të vdekur, midis tyre 8 fëmijë

Publikuar tek: bota, më 11:07 28-01-2016 Përmbyset një varkë tjetër në Greqi, 12 të vdekur, midis tyre 8 fëmijë

Një tragjedi tjetër ka ndodhur orët e para të ditës e sotme në Greqi ku u përmbys një varkë duke u marrë jetën 12 personave. Midis tyre, 8 fëmijë (3 vajza të vogla dhe 5 djem).

Varka e vogël me emigrantë është përmbysur sot në mëngjes afër ishullit grek, Samos. Një burrë është parë nga banorët e ishullit i njomur në bregdet dhe menjëherë filloi aksioni i shpëtimit.

Deri tani janë gjetur 12 persona të vdekur. Hetimet për të tjerë vazhdojnë, duke mos ditur numrin e saktë të emigrantëve që ndodheshin në varkë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030596017837524
array(1) { ["section"]=> string(74) "permbyset-nje-varke-tjeter-ne-greqi-12-te-vdekur-midis-tyre-8-femije-31140" }