Reshjet intensive të shiut gjatë orëve të natës kanë bërë që prurjet e lumit Ishëm të rriten dhe për pasojë ai ka dalë nga shtrati.
Tre fshatra në Fushë-Krujë raportohet se janë aktualisht nën ujë. Fshatrat Murqinë, Bilaj dhe Mallkuç janë përmbytur gjatë orëve të fundit pas reshjeve intensive të shiut, ndërkohë që pak ditë më parë ato u kthyen në normalitiet, pasi u përmbytën edhe gjatë javës së parë të janarit.
Bëhet me dije se edhe në Kurbin ka përmbytjet të disa hektarëve tokë bujqësore.